Ndërlidhjet

BRUKSEL


Aleatët e Shteteve të Bashkuara në NATO, kanë miratuar listën tetë-pikëshe të Uashingtonit për ndihmë, në rast të një kundër-përgjigje ushtarake ndaj sulmeve të 11 shtatorit. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, lordi George Robertson, tha se të 18 vendet anëtare të Aleancës Veri Atlantike, do t’u lejojnë trupave amerikane përdorimin pakufizim të hapësirës ajrore, bazave dhe porteve detare të tyre, ndihmë logjistike, siguri shtesë për objektet dhe trupave amerikane në Europë, shkëmbim informacionesh zbulimi dhe zëvendësim trupash, në rast lëvizjeje nga Ballkani.
XS
SM
MD
LG