Ndërlidhjet

KADARE:"...JU MË NJIHNI PREJ BUKËS SË BURGUT DHE JO PREJ BUKËS SË LLUKSIT TË LIRISË"


JOLYON NAEGELE

EVROPA E LIRE
11 vjet më pare braktiset Shqiperine. Atebote kishit thene se synonit pershpejtimin e ndryshimeve?

I. KADARE
Une mendoj qe ndryshimi i madh, ate qe une prita se pari, dmth , rrezimi i diktatures komuniste ndodhi. Nuk ndodhi per fat te keq pjesa e dyte, dmth, ajo cka ishte nje enderr shume e bukur nuk u krye dhe une pak a shume e quaj jo fort te pazakonshme. Gjithmone endrra eshte me e bukur se ajo qe vjen.

EVROPA E LIRE
Ç’mendoni per diasporen e madhe shqiptare? A keni ndonje mesazh per te? A mendoni se duhet te kthehen apo te vazhdojne te mbeten aty ku jane? A mendoni se ky eshte nje largim i trurit shqiptar?

I. KADARE
Po per fat te keq eshte nje ikje shume me teper se c’duhet e trurit. Une e kuptoj qe do te kete patjeter. Kjo eshte nje dukuri qe ndodh ne te gjithe boten; ikja , ardhja, kthimi, por kam frike se ne Shqiperi permasat u tejkaluan pak. Nuk eshte nje gje qe nuk pritej. Pritej pas nje izolimi te gjate. Por kam shprese se kjo gje do te ngadalesohet me kalimin e kohes.

EVROPA E LIRE
30 vjet me pare, ju shkruat “ Prillin e Thyer” ne qender te te cilit qendron gjakmarrja. Veshtruar nga syte e qytetareve qe jane te huaj, fenomeni befas u ringjall dhe rierdhi prap. C’mendim keni per faktin qe fenomeni eshte ricikluar dhe ne nje fare dore Kanuni po keqperdoret.

I. KADARE
Une nuk e quaj qe eshte nje rikthim i vertete. Eshte nje rikthim artificial, i shkaktuar si nje reaksion ndaj rregjimit komunist, reaksion ndaj nje ndalimi brutal. Natyrisht jane te njohura gjera te tilla. Une mendoj se krimet kanunore ne Shqiperi jane shume te vogla proporcionalisht, ne krahasim me krimet qe ndodhin ne shoqerine moderne. Dua te shtoj se eshte nje karrikature e kanunit ajo qe ndodh tashti. Dhe sic thashe krahasimi, kujtimi i penalitetit komunist, i kodit penal komunist, qe ishte nje nga gjerat me te shemtuara qe ka pjelle bota, e ka shkaktuar kete kthim, kete “nostalgji” drejt nje ligji mesjetar, qe nuk duhet te egzistonte.

EVROPA E LIRE
30 vjet me pare, shqipja u standartizua dhe u krijua nje gjuhe unike. Ne veri te Shqiperise dhe ne Kosove, disa mendojne se mbase i duhet bere nje fare modifikimi te gjuhes se standartizuar, ngase ate kohe shume koncesione ju bene toskerishtes edhe per shkak te pushtetit te atehershem. Cili eshte mendimi juaj per gjuhen e standartizuar shqipe sot?


I.. KADARE
Me gjuhen shqipe po behen standartizime, po behen shume spekullime, te cilat jane te nje karakteri meskin dhe politik kryesisht. Idea qe standartizimin e gjuhes letrare e beri rregjimi komunist, Enver Hoxha, eshte nje ide fallco krejtesisht. Eshte nje turp te thuhet. Procesi i standartizimit te gjuhes shqipe ka mbi 100 vjet qe ka filluar, eshte aspirata me fisnike e Rilindjes Kombetare Shqiptare, Ka mbi nje shekull, dhe standartizimi qe ju be ne vitin 70, s’ka te beje fare me Enver Hoxhen ose me rregjimin komunist. Eshte nje aspirate e vjeter e kultures shqiptare. Eshte krejt e vertete qe gjuhetaret dogmatike shqiptare, disa prej tyre qe punonin ne rrethet e larta komuniste, u perpoqen, per servilizem ndaj rregjimit, te benin padrejtesira te vogla ose te rendesishme disa here, per ta quajtur ate gjuhen letrare, per ta adaptuar me teper afer nje lloj toskerishteje, por keto kane qene ne siperfaqe. Ne thelb standartizimi ka qene i drejte. I eshte bere pra nje fare disfavorizimi dialektit geg, por kurresesi ne ate mase qe pretendohet te prishet kjo dhe te fillohet nga e para.
Ne pergjithesi po ju them nje shembull. Une jam nga qyteti i jugut , nga Gjirokastra. Dhe po ju them me pergjegjesi te plote, gjuha standarte shqipe, eshte po aq lart nga e folura e Gjirokastres ku kam lindur une, ku ka lindur edhe diktatori qe thuhet se ka bere kete standartizim, eshte po aq lart ose me lart ndoshta se sa c’eshte e folura e Pejes, e Shkodres apo e Gjakoves. Kete jua them me pergjegjesi te plote. E folura gjirokastrite eshte me lart,
Prandaj ketu ka shume shume spekullime, dhe kam frike se eshte dhe nje mendim disa here shume tendecioz, per te mbjelle percarje ne Shqiperi, per te fryre dicka qe egziston ne cdo vend te botes. Ne Gjermani, ne France, ne Itali, kudo ka ndryshime jug- veri- lindje-perendim. Ne Shqiperi eshte nje mendim kolonialist qe deshiron ta ndaje dicka qe ka 150 vjet qe ka afruar dhe ka dashur te afrohet.

EVROPA E LIRE
Vitet e fundit dhe vecanerisht pas 1999 eshte nje levizje e jashtezakonshme zhvillimore ne Prishtine dhe ne Tirane. A shihni ju mundesine e nje konvergjence socio - kulturore ndermjet Shqiperise dhe Kosoves, ne kuadrin e ketyre zhvillimeve.

I. KADARE
Kete une e quaj gjene me te natyrshme ne bote, dmth kete afrim. Nje here duke dashur te polemizoje per dicka, nje shkrimtar grek ne Paris shkroi qe, meqenese ne vepren time une trajtoj probleme dhe motive te gjithe hapesires shqiptare, e quajti vepren time si projektin e fshehte te Shqiperise se Madhe. Per mua eshte absurde qe nje veper letrare te quhet projekt i nje Shqiperie te madhe, ose i ndonje vendi tjeter te madh. Uniteti kulturor eshte nje gje e mrekullueshme per nje hapesire, per nje popullsi, per nje komb dhe s’ka asgje te keqe. Ne po flasim per nje unitet kulturor evropian dhe jemi gati te shkelim me kembe unitetin kulturor te nje kombi, te nje hapesire te vecante. Prandaj une prap ketu gjej nje lloj folklorizmi te keq politik, nje lloj diletantizmi nje lloj meskiniteti te pafund ndonjehere. Dhe te gjitha keto mendoj qe jane mbeturina te mendimit kolonialist. Mendimi kolonialist , gjeja e pare, eshte qe ti shikoje popujt e tjere qe ai i quan me poshte se veten, gjithmone te ndare ne tribu, eshte nje fare vizioni tribal i popujve te tjere. Ndersa per veten e vet e pranon unitetin, nuk e pranon per te tjeret per cudi .Ketu mendoj une eshte gjithmone mendimi i vjeter kolonialist qe nuk po vdes ne Evrope per fat te keq.

EVROPA E LIRE
Si e shikoni skenen politike shqiptare. Ka zera qe thone se nese dinozauret nuk do ikin nga skena, ne kete vend nuk do te kete paqe dhe cdo gje do te mbetet ne suazat e status kuos. Cili eshte mendimi juaj?

I. KADARE
Mendimi im i pergjithshem eshte pak a shume ky: Shqiperia eshte nje vend demokratik, Shqiperia eshte nje vend i emancipuar. Kur flas Shqiperia them gjithmone. Nga disa pikepamje Shqiperia ka shenjat e nje europianizimi shume te theksuar. Dhe shenja me e mire, eshte qe Shqiperia eshte ndoshta vendi i pare ne ballkan qe po ndahet nga kombetarizmi, nga nacionalizmi i keq. Nderkaq Shqiperia ka nje klase politike nga me te mjerueshmet, sic e ka gjithe Ballkani ne pergjithesi klasen politike. Po kjo s’ka te beje fare me ate qe them une Shqiperia. Cilesia me e keqe e klases politike shqiptare eshte nje percarje tribale sic e thashe, ne kundershtim me qyteterimin shqiptar. Gjithe populli shqiptar nuk e do kete gje, nuk e pranon dhe mendoj populli shqiptar do ta kaloje kete gje. Dmth kjo mosmarreveshje midis dinozaureve, midis dy kraheve radikale te politikes shqiptare, eshte per mua turpi i Shqiperise se sotme, dhe kete turp mendoj qe Shqiperia do ta kaperceje, duhet ta kaperceje. Fakti qe populli shqiptar nuk e do kete gje, qe ka nje mendim unik si te thuash, eshte nje gje shume pozitive. Koha do te vije qe kjo mosdashje e kesaj gjeje, do te shkaktoje edhe renien e kesaj politike te keqe te percarjes. Pra une kam nje mendim qe ndoshta duket sikur eshte kontradiktor, por nuk eshte kunderthenes. Eshte nje mendim qe eshte shume i vertete. Nga nje ane di te cmoj ate qe jep jeta shqiptare, opinioni shqiptar, dhe di te nencmoj apo te urrej ate cka e pengon kete emancipim te Shqiperise. Te dyja jane shume te fuqishme dhe te dyja do te japin nje proces zhvillimi mendoj.

EVROPA E LIRE
Ne shoqerite e mbyllura, shkrimtaret me shume kane shkruajtur per sirtaret sesa per publikun. Ju ishit me fat dhe botuat nje pjese te madhe te veprave. Jam kurioz te di nese keni shkruar dhe per sirtaret.

I. KADARE
Gjithe sekreti qendron zakonisht ne nje gje qe nuk thuhet. Kur nje shkrimtar jeton ne nje sistem diktatorial, do te thote se nje qenie normale te jetoje ne nje sistem anormal kryesisht. Gjithe sekreti eshte nese shkrimtari e ruan apo e humbet lirine e brendshme. Liria e brendshme nuk ka te beje me lirine e jashtme. Nje shkrimtar mund te jete i lire ne nje vend te roberuar dhe mund te jete i roberuar ne nje vend te lire. Ketu eshte gjithe madheshtia e letersise ose mjerimi i saj. Ketu eshte vdekja ose jeta e saj.
Per fatin tim te mire, une e kam ruajtur lirine e mbrendshme mendoj dhe ka nje fakt qe vertetohet kjo gje. Gjithe njohja ime ne perendim i detyrohet kryesisht vepres qe une e kam shkruar nen diktaturen komuniste. Une jam bere i njohur kur kam jetuar ketu, dhe jam bere i njohur me ate pjese te vepres qe e shkruajta dhe e botova ketu ne burg, dhe jo me ate pjesen tjeter qe shkrova me pas ne liri. Kjo verteton pra, se une kam patur besim tek letersia dhe regjimin diktatorial shqiptar e kam mare me nje seriozitet te kufizuar. Shefat e mi nuk ishin shefat e Shqiperise komuniste, shefat e mi ishin shefat e letersise boterore. Ishin Dante, Shekspiri, Gete, Kafka,dhe kjo me ka dhene vazhdimisht, me ka relativizuar regjimin. Cdo shkrimtar po te ruaje kete vision, t’i perkasi nje mbreterie tjeter, ai e shikon ku jeton me sy jo shume serioz dhe eshte i shpetuar. Prandaj do t’ju them nje metafore te fundit Do t’ju kujtoj kete gje, qe e kam thene njehere kur jam pranuar ne akademine franceze. Ne shkrimtaret shqiptare ne Shqiperi u perpoqem qe t’i japim popullit tone ne kushte shume te veshtira, nje ushqim shpirteror, qe te mos e linim pa ushqim. Ne gatuam ate qe mund te quhet buka e burgut. Buke shume e thjeshte, shume e veshtire. Nderkaq nje dite ne e pame qe kjo buke e burgut e jona per cudi pelqehet edhe nga bota e lire. Kjo ka qene per mua sadisfaksioni me i madh ne jeten sime. Dhe po e perseris qe ju qe keni jetuar ne boten e lire me njihni mua kryesisht prej bukes se burgut dhe jo prej bukes se lluksit te lirise.
XS
SM
MD
LG