Ndërlidhjet

ANKARA


Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Donald Rumsfeld, arriti në Ankara për një takim të shkurtër me liderët e Turqisë, pas vizitave në Arabinë Saudite, Egjipt,Oman dhe Uzmekistan në kuadrin e angazhimeve për të fituar mbështetje për luftën anti –terroriste . Presidenti i Uzbekistanit,Islam Karimov, konfirmoi në Tashkent se u lejon Shteteve të Bashkuara shfrytëzimin e njërit nga aeroportet e veta si pjesë e fushatës së mundëshme ndaj Afganistanit,por vetëm për operacione humanitare, kërkuese apo shpëtuese.
Ndërkaq zyrtarët e Shteteve të Bashkuara njoftuan se 1.000 ushtrarë amerikanë ndodhen në rrugë për në Uzbekistan.
XS
SM
MD
LG