Ndërlidhjet

SOFJE


Policia bullgare njoftonë se ka arrestuar një person fortë të armatosur, i cili kishte kërcënuar jetën e katër presidentëve të jashtëm gjatë samitit të kësaj jave në Sofje të 10 vendeve kandidate për anëtarësim në NATO.
Sekretari i përgjithëshëm i ministrisë së brendëshme, gjenerali Boiko Borissov i ka deklaruar sotë radios bullgare se jeta e katër presidentëve ka qenë në rrezik, por nuk ka përmendur emërat e presidentëve të cilët kanë qenë të rrezikuar.
Presidentët e Lituanisë, Letonisë, Estonisë, Slovakisë, Sllovenisë, Rumanisë, Kroacisë, Maqedonisë, Shqipërisë dhe Bullgarisë takuan dje në Sofje sekretarin e përgjithëshëm të NATO-s, George Robertson.
XS
SM
MD
LG