Ndërlidhjet

LONDËR


Sekretari britanik i mbrojtjes, Xhefri Hun, tha sot se përdorimi i trupave tokësore është qartas një opsion në betejën e Shteteve të Bashkuara kundër terrorizmit, por një opsion të cilin ai e cilësoi “si vetëm një nga mundësitë në gamën e veprimeve luftarake”. Hun konfirmoi që forcat amerikane dhe britanike të kenë qëlluar 30 objektiva të talibanëve dhe rrjetit Al Kaida gjatë natës së shkuar. Ai tha se tre nga objektivat ishin lokalizuar në afërsi të Kabulit.
XS
SM
MD
LG