Ndërlidhjet

PRAGË


Qeveritë në vendet myslimane kanë injoruar thirrjet e Osama bin Ladenit dhe regjimit Taliban për atë që ata e quajtën, “luftë të shenjtë kundër Shteteve të Bashkuara”, por kanë shprehur shqetësimin për gjendjen e popullatës afganase.
Sulmet amerikane i ka dënuar ashpër Iraku, ndërsa i ka kritikuar hapur Irani dhe Malajzia. Indonezia, vendi me numër më të madh myslimanësh në glob, ka shprehur shqetësimin e thellë për gjendjen e civilëve ndërsa u ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara “të minimizojnë numrin e viktimave të pafajshme”. Ndërkaq ka shfaqur përkrahjen për Shtetet e Bashkuara, Turqia, Maroku, Jordania dhe Egjipti.
XS
SM
MD
LG