Një person është vrarë në protestat anti-amerikane në qytetin Kueta të Pakistanit, ndërsa 20 të tjerë janë plagosur gjatë përleshjeve me policinë. Policia e Pakistanit hapi zjarr pasi demonstruesit nisën të qëllojnë ndërtesën e Agjensisë së Kombeve të Bashkuara për Fëmijë, UNICEF, dhe zyra të tjera të OKB-së. Demonstrata anti-amerikane ka pasur sot edhe në qytetin e Gazës dhe kryeqytetin egjiptian Kajro. Në Gaza të paktën 4 civilë u lënduan pasi policia palestineze vuri në përdorim armët e zjarrit dhe gazin lotsjellës, gjatë protestës që siç raportohet, është organizuar nga lëvizja islamike radikale, Hamas.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.