Ndërlidhjet

SHKUP


Komandanti suprem i forcave të NATO-s për Europën, gjenerali Xhozef Rallston, ka qëndruar për vizitë në Maqedoni, ku është takuar me ministrin e mbrojtjes së këtij vendi, Vllado Buçkovski. Gjenerali Xhozef Rallston mësohet t’i ketë kërkuar ministrit Buçkovski angazhim të ushtrisë për respektimin e planit të nënshkruar nga udhëheqësit politik vendor në muajin gusht në Ohër. “Gjenerali Rallston dëshiron të sigurohet se forcat maqedonase të sigurisë nuk do të hyjnë në mënyrë të pakoordinuar në ish-zonat e luftës” – citon agjensia Reuters një zyrtar maqedonas. Ndërkohë edhe sot ka vazhduar lëvizja e trupave të NATO-s në Maqedoni. Forcat e ish-misionit “Korrja e domosdoshme” po largohen nga vendi kurse trupat e misionit aktual “Dhelpra e kuqërremtë” po hyjnë në territorin e ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë.
XS
SM
MD
LG