Ndërlidhjet

UASHINGTON


Forcat amerikane filluan valën e tretë të sulmeve ajrore mbi Afganistanin, pasi bombarduan me intensitet më të ulët gjatë ditës pozicione ushtarake të talibanëve dhe kampe stërvitore të rrjetit Al Kaida. Sekretari amerikan i mbrojtjes Donald Ramsfelld tha se fushata e sulmeve ka rritur dukshëm trysninë mbi policinë rezerviste taliban dhe terroristët. Ai shprehu besim në suksesin përfundimtar të sulmeve të ndërrmarra dhe epërsinë e Shteteve të Bashkuara. Sipas zyrtarëve amerikanë sot janë qëlluar objektiva në qytetin Herat në verilindje të Afganistanit.Gjenerali Riçard Mejer, shef I Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara, deklaroi se sulmet ajrore të së dielës dhe së hënës kanë shkatërruar mbi 80% të objekteve strategjike në Afganistan. Suksesi i operacioneve të përbashkëta ushtarake anglo-amerikane është konfirmuar edhe nga zyrtarë britanikë të mbrojtjes, të cilët kanë vlerësuar se sidoqoftë është ende shpejt për të thënë nëse koalicioni anti-terrorizëm ka marrë nën kontroll hapësirën ajrore të Afganistanit.
XS
SM
MD
LG