Ndërlidhjet

KUETA


Tre persona kanë humbur jetën në përleshje me policinë, gjatë protestave të dhunshme në Pakistan. Policia kundërveproi pasi individë të armatosur hapën zjarr mbi turmën duke plagosur një fëmijë, i cili vdiq më pas nga plagët në spital – bëjnë të ditur autoritetet vendore. Qeveria ushtarake e Pakistanit ka urdhëruar marrjen e masave të larta të sigurisë, vendosjen e thasëve me rërë në instalimet kyçe në Islamabad dhe pezullimin e fluturimeve ajrore nga Kueta dhe pesë qendra të tjera aeroportuale në vend. Demonstrata anti-amerikane janë regjistruar gjithashtu sot në Indonezi, Filipine dhe Irak.
XS
SM
MD
LG