Ndërlidhjet

BRUKSEL / KANBERRA / ISLAMABAD


NATO bën të ditur se ka ri-rreshtuar sot forcën e saj detare në Mesdhe, me kërkesë të Shteteve të Bashkuara. Një zëdhënës i Aleancës në Bruksel, tha se Forca e Rregullt e Flotës Mesdhetare, ka nisur lëvizjen nga ishulli spanjoll Majorka drejt lindjes së detit Mesdhe, me qëllim që t’i mundësojnë marinës amerikane zhvendosjen drejt ujrave pranë Afganistanit. Nga ana e saj Australia ka ofruar 150 komando elitë, aeroplanë furnizues dhe vëzhgimi ndërsa një fregatë u është bashkangjitur forcave britanike dhe amerikane në Gjirin Persik. Raportohet të kenë arritur ndërkohë në Islamabad të gjashtë avionët japonezë të transportit ushtarak, me trupa speciale si dhe furnizime emergjente për refugjatët afganas.
XS
SM
MD
LG