Ndërlidhjet

PRAGË


Gjermania është ndër vendet që kanë shprehur mbështetje të plotë për fushatën anti-terrorizëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Para nisjes për në Uashington dhe takimit atje me presidentin George W. Bush, kancelari gjerman, Gerhar Shrëder, tha se ndonëse Shtetet e Bashkuara po mbajnë barrën më të rëndë, ky është momenti për të konfirmuar solidaritet të thellë dhe për t’ia bërë të qartë këtë qëndrim Shteteve të Bashkuara.
Presidenti egjiptian, Hosni Mubarak, ka sinjalizuar po ashtu mbështetjen e vendit të tij ndaj gjthë masave që Shtetet e Bashkuara do të ndërrmarrin për të crrënjosur terrorizmin. Ndërsa tha se edhe Egjipti ka vuajtur nga terrorizmi, Mubarak njëherësh bëri thirrje për zgjidhjen e konfliktit izraelito-palestinez. Përkrahjen për fushatën ajrore amerikane kundër regjimit Taliban dhe rrjetit terrorist Al Kaida shprehu po ashtu edhe Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara. Presidenti Xhijang Zemin i Kinës, vend që është anëtar i përhershëm i Këshillit, ofroi ndihmë të pa specifikuar në fushatën kundër terrorizmit. Thirrje për ndalimin e menjëhershëm të sulmeve ajrore amerikane ka bërë sot presidenti i Iranit, Mohamad Khatami, i cili dënoi njëherësh Osama bin Ladenin për atë çka ai e cilësoi “përdorim i Islamit si përligje për sulmet e rrjetit terrorist Al-Kaida”.
XS
SM
MD
LG