Ndërlidhjet

TIRANË


Policia shqiptare njofton se një prift italian, është gjetur i vrarë në apartamentin e tij në qytetin e Durrësit, ndërsa në trup ka shenja goditjesh me thikë. Viktima është 67 vjeçari italian Etore Kunea, i cili prej gjashtë muajsh shërbente në kishën Katolike të Santa Luçisë. Policia beson që ngjarja të ketë ndodhur rreth orës 3 të mëngjesit të ditës së martë, por nuk ka asnjë shpjegim zyrtar për motivet apo autorët e vrasjes – raporton agjensia AP.
XS
SM
MD
LG