Ndërlidhjet

PRAGË


I deleguari special i Kombeve të Bashkuara në Lindje të Afërt, Terje Larsen, ka thënë se lideri palestinez ,Yasser Arafat është duke bërë, siç është shprehur, përpjekje maksimale për të mbështetur
marrëveshjen e armëpushimit me Izraellin.
Në komentet që ka bërë mbrëmë, Larsen ka thënë se komuniteti ndërkombëtarë dëshiron të shohë ndërmarrjen e hapave nga Izraeli për të ndihmuar fuqizimin e armëpushimit të brishtë.

BEOGRAD.
Dy nga liderët e ish Jugosllavisë, Branko Kostiq- malazez dhe Borisav Joviq -serb kanë refuzuar akuzat që Tribunali i Hagës mund ti ngrejë kundër tyre.
Dy drejtuesit e kryesisë së ish Jugosllavisë janë përmendur dje në një aktakuzë të zgjeruar kundër ish-presidentit jugosllav, Sllobodan Millosheviq.
Borisav Joviq ka thënë se është i befasuar të dëgjojë që emri i tij lidhet me akuzën ndaj Millosheviqit dhe rolit të tij të supozuar në krimet e bëra në Kroaci.
XS
SM
MD
LG