Ndërlidhjet

DOHA/KATAR


Vedet Islamike të botës kanë kundërshtuar sot që sulmet e udhëhequara nga Shtetet e Bashkuara kundër regjimit taliban në Afganistan të zgjeroheshin ndaj kujtëdoqoftë vendi arab apo Islamik. Ministrat e jashtëm të Organizatës 57 anëtarëshe të Konferencës Islamike në një deklaratë të publikuar nga takimi në Doha thonë se ata nuk pranojnë që ndonjë vend Islam apo arab të sulmohej nën pretekstin e luftës kundër terrorizmit .
Konferenca nuk ka dënuar sulmet ndaj Afganistanit por ka shfaqur brengosje se ato mund të shkaktojnë viktima civile.Kjo organizatë ka dënuar gjithashtu sulmet terroriste ndaj Shteteve të Bashkuara gjatë takimit të saj emergjent në Doha.
XS
SM
MD
LG