Ndërlidhjet

BAGDAD


Iraku i ka quajtur "joserioze" vërejtjet e Shteteve të Bashkuara, që të mos shfrytëzojnë periudhën e fushatës përëndimore kundër Afganistanit, për të ndërmarrin ndonjë aksion eventual ushtarak në rajon.
Qeveria e Irakut sot ka shpallut tekstin e përgjigjejes dhënë Shteteve të Bashkuara, ku pos tjerash thuhet se “Iraku nuk është shtet oportunist” dhe se “diç e tillë nuk gjendet në planet e Irakut”.
Në një takim të rrallë me diplomatët e Irakut, përfaqësuesi amerikan në Kombet e Bashkuara, John Negroponte, të dielën e kalur, u kishte tërhequr vërejtjen për pasojat e rënda me të cilat do të ballfaqohej Iraku nëse ndërmerr ndonjë aksion ushtarak kundër shteteve fqinje ose kundër popullit të vet.
XS
SM
MD
LG