Ndërlidhjet

SHKUP


Policia e Maqedonisë ka kumtuar se ka gjetur një sasi armësh të fshehura në territorin që kontrollohej nga ish pjesëtarët e gueriljes shqiptare.
Zëdhënësi i policisë Vasko Sutarov ka thënë se këto armë janë gjetur në fshatin Tanushë, 80 kilometra në jugpërëndim të Shkupit. Ai nuk ka dhënë detaje të tjera për këtë ndërhyrje policore.
Zëdhënësi i Natos, Timothy Dunne ka refuzuar të komentoj implikimet eventuale politike të këtij aksioni të trupave maqedonase në territorin që kontrollohej nga ish guerilja shqiptare.
XS
SM
MD
LG