Ndërlidhjet

SHKUP


Zëvëndës – ministri i brendshëm në Qeverinë e Maqedonisë, Refet Elmazi ka thënë se vetëm një ditë pas shpalljes së amnistisë, policia bastisi fshatrat në përpjekje për të arrestuar shqiptarë për armëmbajtje. “Afro 50 persona ishin arrestuar, ndërsa 50 të tjerë tashmë presin gjykimin” – ka thënë ai.
“Ky zhvillim tregon për mungesën e siqeritetit të Qeverisë së dominuar nga maqedonasit” – ka thënë Refet Elmazi.

Policia nuk ka konfirmuar këto arrestime por ka kumtuar se ka gjetur një sasi armësh të fshehura në fshatin Tanushë, që kontrollohej nga ish pjesëtarët e gueriljes shqiptare në Maqedoni.
XS
SM
MD
LG