Ndërlidhjet

KABUL/UASHINGTON/ISLAMABAD


Forcat e Shteteve të Bashkuara,siç raportohet, kanë vazhduar mbrëmë dhe sot sulmet kundër caqeve në Afganistan duke u përqëndruar rreth Kabullit, Kandaharit dhe Jalalabadit.
Duke iu përgjigjur ankesave të zyrtarëve talibanë për viktima civile, sekretari amerikan i mbrojtjes Donald Ramsfeld, ka thënë në Uashington se Shtetet e Bashkuar nuk sulmojnë civilë, por ka shtuar se viktimat civile janë të paevitueshme gjatë sulmeve të këtilla ajrore. Ministri i jashtëm i Pakistanit,Abdul Satar, ka thënë në Islamabad se operacionet ushtarake amerikane kundër Afgansitanit duhet të përfundojnë pas kapjes së Osama bin Ladenit, duke tërhequr vërejtjen se fushata e zgjatur mund të shkaktonte dëme kolaterale anembanë botës Islame.
Ndërkaq në Pakistan, në Indonezi dhe në Iran kishte protesta të dhunëshme kundër sulmeve në Afganistan.
XS
SM
MD
LG