Ndërlidhjet

UASHINGTON


Forcat e Shteteve të Bashkuara nuk kanë vepruar gjatë ditës kundër caqeve në Afganistan sepse ishte ditë e premte,ditë lutjesh në botën Islame,ka thënë gjenerali amerikan i forcave ajrore,Richard Myers.
Nënsekretari shtetëror britanik i mbrojtjes,Lewis Moonie ka thënë se sulmet ajrore me gjasë do të zbuten gjatë javës për shkak të festivalit të nesërm Miraj Un Nabi. Aviacioni i Shteteve të Bashkuara kishte vepruar gjatë natës dhe në orët e herëshme të mëngjezit ndaj caqeve rreth Kabulit,Kandagharit dhe Jalalabadit. Sekretari amerikan i mbrojtjes, Donald Rumsfeld ka thënë se opozita afgane mund të veprojë kundër talibanëve në ato rajone ku Shtetet e Bashkuara kishin sulmuar me aviacion.
XS
SM
MD
LG