Ndërlidhjet

DUSHANBE


Rojet kufitare ruse, kanë konfiskuar natën e kaluar 200 kilogramë opium nga trafikantë afganas të cilët tentuan të hynë në Taxhikistan. Sipas burimeve kufitare, personat të cilët u përpoqën të kalonin kufirin, u tërhoqën në Afganistan duke lënë mallin në territorin e Taxhikistanit, pasi hasën në rezistencën e patrullave kufitare. Njësi ruse, ndihmojnë forcat e Taxhikistanit për të vëzhguar dhe kontrolluar kufirin me Afganistanin në një terren malor.
XS
SM
MD
LG