Ndërlidhjet

KABUL


Agjensitë e lajmeve njoftojnë se aeroplanët amerikanë kanë vazhduar sulmet ajrore mbi Afganistanin, pasi i ndërprenë ato të premten, e cila është ditë lutjesh në botën Islame.
Konfirmohet se një bombë inteligjente ka qëlluar aksidentalisht një rajon të banuar në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul. Zyrtarë amerikanë të mbrojtjes, thonë se bomba u shmang për 1 kilometër e gjysmë nga objektivi.
Nuk është i qartë numri i viktimave, por zyrtarët thonë se po përpiqen të identifikojnë dëmtimet e mundshme.
Bombat kanë shënjuar po ashtu, në shtatë valë sulmesh aeroportin e Heratit, qytet në perëndim të Afganistanit – njofton shtypi islamik me bazë në Pakistan. Nuk ka ende raporte për dëmtime materiale apo humbje në njerëz.
XS
SM
MD
LG