Ndërlidhjet

UASHINGTON


Zyrtarët e Shteteve të Bashkuara thanë sot se ata konsiderojnë që dërgimi i antraksit nëpërmjet postës të jetë një akt terrorist,por se deri tani nuk ka prova të drejtëpërdrejta për ndërlidhjen e valës së fundit të infektimeve në Shtetet e Bashkuara me Osama bin Ladenin.
Ministri i drejtësisë i Shteteve të Bashkuara,John Ashcroft ka thënë se, sa për tani, është e nxituar të ndërlidhen incidentet e antraksit me Osama Bin Ladenin,të dyshuarin kryesor për sulmet terroriste të 11 shtatorit.
Egziston droja që sistemi postal i Shteteve të Bashkuara të jetë shfrytëyuar nga terroristë për luftë me agjensa biologjikë.
XS
SM
MD
LG