Ndërlidhjet

KANO/NIGERI


Në disa vende të botës vazhduan protestat kundër sulmeve ajrore ndaj Afganistanit të udhequra nga Shtetet e Bashkuara .
Në qytetin Kano të Nigerisë gjatë dhunës dyditëshe që shpërtheu pas protestave të popullatës së atjeshme myslimane,sipas zyrtarëve-13 persona janë vrarë kurse 116 plagosur, kurse sipas dëshmirtarëve janë vrarë mbi 200 vetë.
Në Jakobabad të Pakistanit policia përdori armët e zjarrit që të parandalojë turmën të marshonte drejtë një aeroporti lokal të shfrytëzuar nga forcat amerikane.
Protesta kishte në Univerzitetin Zagazig të Egjiptit kurse në Itali-nga Assisi deri tek Perugja u mbajtë marshi tradicional paqësor i organisuar nga disa grupe katolike.Marshit i printe një afganistanase duke bër thirrje që ti jepet fund luftës.
XS
SM
MD
LG