Ndërlidhjet

ZAGREB


Kabineti qeveritar i Kroacisë është mbledhur në një seancë urgjente sot, për të diskutuar vdekjen e të paktën 21 pacientëve me dializë veshkash brenda një jave.
Kryeministri kroat Ivica Raçan, tha se e thirri këtë seancë për t’u siguruar se do të bëhet gjithshçka për të zbuluar shkaqet e kësaj tragjedie.
Zyrtarët kroatë kanë fajësuar filtrat e përdorura gjatë procesit të dializës, që janë prodhim i firmës amerikane Baxter. Përfaqësuesit e kësaj kompanie kanë hedhur poshtë akuzat ndaj prodhimeve të tyre, dhe kanë dërguar në Zagreb këshilltarët e tyre për të diskutuar me zyrtarët kroatë lidhur me këtë çështje.
XS
SM
MD
LG