Ndërlidhjet

GJENEVE


Jan Ziegler, i dërguar i posaçëm i komisionerit të lartë për të drejtat e njeriut, ka bërë thirrje sot për dhënien fund bombardimeve ndaj Afganistanit, duke argumentuar se kjo fushatë po vë në rrezik jetën e miliona civilëve.
UNICEF-i paralajmëron se 100 mijë fëmijë afganas mund të vdesin këtë dimër nga mungesa e ushqimit dhe elementëve bazë të ekzistencës.
Zëdhënësi Erik Larosh, u shpreh se organizatës i nevojiten 36 milion dollarë ndihmë për të përballur këtë situatë, ndërsa ka arritur të sigurojë deri më tani, më pak se gjysmën e fondeve.
Zëdhënësja e Kombeve të Bashkuara, Stefani Bankër, e përshkroi gjendjen humanitare në Afganistan, si një ndër më seriozet, më të komplikuarat dhe urgjentet në histori.
XS
SM
MD
LG