Ndërlidhjet

KABUL


Aviacioni i Shteteve të Bashkuara ka bombarduar rajone rreth Kabullit, kryeqytet i Afganistanit, pas sulmeve të fuqishme gjatë natës kundër Kandaharit, pikëqëndresës jugore të talibanëve.
Forcat ajrore amerikane për herë të parë kanë përdorur në bombardimet e rajoneve të Kandaharit dhe një nga avionët më shkatërrues të arsenalit të armëve të Shteteve të Bashkuara me fluturim të ulët e të ngadalëshëm, AC-130.
Ministri i jashtëm i Aleancës Veriore, Abdullah Abdullah ka thënë se komandantët e opozitës planifikojnë të koordinohen ngushtë me sulmet e ardhëshme të Shteteve të Bashkuara kundër regjimit taliban.
Zyrtarë të lartë amerikanë kanë thënë se talibanët ndodhen nën presion të hatashëm, duke mos spekuluar se kur mund të kolapsonte milicia talibane.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG