Ndërlidhjet

"RRUGA DREJT TERRORIZMIT NE BALLKAN"


NEW YORK TIMES


Ne 10 vitet e fundit, Ballkani per Evropen dhe Ameriken, ka paraqitur nje nga sfidat me te medha.
50 vjet pas themelimit, ne marsin e vitit ‘99, Ballkani aktivizoi NATO-n ne luften e pare, ndersa mospajtimet e rreth politikes ballkanike kohe pas kohe kane kercenuar themelet e marredhenjeve te Amerikes me Evropen dhe harmonine brenda vete Evropes.
Pas 11 shtatorit askush nuk mund te lejoi luksin e grindjeve ballkanike. Ne Shtetet e Bashkuara dhe Evrope hetohen synimet per te shmangur potencialet politike, ushtarake dhe financiare pertej ketij rajoni ne betejen kunder terrorizmit.
Vendeve ballkanike u mbetet nje zgjedhje e thjesht: te gjitha synojn anetaresimin ne Unionin Evropian, por gjithnje derisa ato nuk bashkepunojn ne forme te ndersjell per te stabilizuar rajonin, ato do te levizin ne drejtim te kundert. Njekohesisht problemet me te cilat ato ballafaqohen jane shume reale dhe shume te rrezikshme. Ish - Jugosllavia eshte nje rremuje e shteteve te dobeta ne forme kronike dhe e kuazi - protektorateve te drejtuara nga ushtrite e komunitetit nderkombetar me akronimet SFOR, KFOR dhe te ngjashme.
Perfituesit me te medhenje te ketij dezorganizimi jane mafiat kriminale, qe kane ngritur rrjet te gjere te bazuar ne tregtine me imigrantet ilegal, priostitutat, armet, drogen dhe mbi te gjitha me duhanin. Keto mafi nuk njohin kufinje nacional. Ne kete pune, te lumtur bashkepunojn gangesteret serbe me ata shqiptar, boshnjak ose kroat. Ky rrjet kriminal eshte aq i fuqishem sa qe mafia siciliane ka hequr dore nga operacionet e veta ne Italine Qendrore dhe Veriore, qe tash dominohen nga bandat ballkanike.
Sekretari i pergjithshem i NATO-s, G. Robertson, nga fillimi i kesaj jave the se Ballkani nuk ben te shendrrohet ne nje vrime tejter te zeze te terrorizmit si Afganistani.
Zoti Robertson me kete rast nuk ka menduar se myslimanet e ketij rajoni do te ngriten per te marre pozicione anti-amerikane, sepse askund ne Evrope nuk mund te gjenden komunitete me te zotuara ne pozicionet pro-amerikane se sa dy kombet ballkanike - shqiptaret dhe boshnjaket. Problemi qendron te armet dhe tregjet e zeza dhe ne pergjithesi te korupsioni dhe krimi.
Rrjedhimisht, pavarresisht qe Ballkani me nuk eshte ne agjendat paresore te politikave te jashtme, ai nuk ben te injorohet.
Zaten Washingtoni dhe Brukseli tash pajtohen se Unioni Evropian duhet te bart pergjegjesine paresore per strategjine koherente te ndihmes politike dhe ekonomike per Ballkanin.
Kohe nuk ka shume. Maqedonia ende eshte ne krize. Kosova ende eshte ne rremuje. Ne Ballkanin Jugor, marredhenjet sllavo – shqiptare gati kercenojn te kollapsojne ne konflikt.
Duhet angazhim i madh per te evituar qe Ballkani, siq ka thene Lordi Robertson, te behet vrime e zeze e terrorizmit, por kete perpjekje mund dhe duhet bere.

XS
SM
MD
LG