Ndërlidhjet

SHKUP


Ndërsa në Maqedoni pritet të mbërrijnë të enjten Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, lordi George Robertson dhe shefi për politikë të jashtme të Bashkimit Europian, Havier Solana, parlamenti maqedonas sinjalizoi shtyrjen e punimeve.
Kryetari Stojan Andov tha se bojkoti i deputetëve shqiptarë e ka detyruar të shtyjë takimin e sotëm të komisionit mbi amendamentet kushtetuese dhe sesionin e nesërm për debatin mbi të drejtat e minoriteteve.
Deputetët shqiptarë kanë akuzuar segmente të parlamentit se po kërkojnë të devijojnë dhe ndryshojnë marrëveshjen e paqes të nënshkruar në muajin gusht.
XS
SM
MD
LG