Ndërlidhjet

PRAGA - NJE PROVE TJETER E TAKIMEVE SEKRETE TE TERRORISTIT ATTA


Tony WESELOWSKY



Shtypi perendimor ka cituar zyrtarë anonim të sigurimit të kenë thënë se terroristi Mohamed Atta ështe takuar, tre ose katër herë në Pragë, me një agjent të shërbimit sekret të Irakut, që punonte si konsul në këtë vend.
Hetimet rreth qëndrimit të Muhamed Attas në Pragë janë në fazën fillestare dhe supozohet se takimet e tij me agjentin e Irakut mund të jenë bërë në qershorin e vitit 2000, në aeroportin Ruzhine të Pragës, ku ai ishte ndalur para shkuarjes në Nju Xhersi.
Konsuli, përkatësisht agjenti i Irakut, Ahmed Samir Al Ahani, në prillin e këtij viti, është dëbuar nga Çekia për shkak të, siq ishte thënë nga zyrtarët në Pragë, aktiviteteve jo-kompatibile me statusin e tij diplomatik. E përditshmja britanike “Observer” ka njoftuar se policia e këtij vendi është duke provuar të dëshmoi nëse Muhamed Atta në pranverën e këtij viti në Pragë ishte takuar edhe me Faruk Hijazin, ish drejtor i shërbimit të jashtëm sekret të Sadam Hyseinit.
Takimi ndërmjet Muhamed Attas dhe Faruk Hijazit do të ishte një provë tjetër shtesë për lidhjen ndërmjet atyre që realizuan sulmet terroriste më 11 shtator dhe Osama Bin Ladenit. Hijazi është i njohur për takimet me Osama Bin Ladenin.
Në rastin e Muhamed Attas “Observer” shkruan se lidhja me Bagdadin atij ka mundur t’i siguroj pasaportën dhe mbështetjen logjistike lidhur me sulmet terroriste të 11 shtatorit.
Por, pyetja shtrohet nëse Iraku ka ofruar edhe më shumë?
Raporte të shtypit perendimor pohojnë se autoritetet egjiptase kanë arrestuar dy anëtarë të dyshuar të rrjetit “Al Kaida” që kanë thënë se organizata ka bartur dy shishe me antraks në Republikën Çeke.
R. Batler, që kryeson programin e Kombeve të Bashkuara për inspektimin e armëve të Irakut, thotë se nuk ka informacion lidhur me rastin e Pragës, por raportet për transferin e antraksit, në bazë të asaj që ai e dij për armatimet e Bagdadit, i konsideron kredibile:
“Mendoj se kemi të bëjmë me një pistë të dobishme të hetimeve. Ne të gjithë e dijmë se Iraku ka antraksin e vet”.
Iraku përgënjeshtron pohimet se është furnizues i antraksit. Ministri i jashtëm i këtij vendi, Nagji Sabri, përgjigjet në formë jo-aq diplomatike në pyetjen nëse Bagadadi është burim i antraksit:
“Spekulim, kjo është përgjigjja e ime”.
Majkël Medi, nga Instituti për kontrolimin e armëve biologjike dhe kimike në Washington thotë se nuk duhet ngutur në vlerësimin rreth rolit të Irakut në ngajrjet e 11 shtatorit dhe në rastin e tashëm të antraksit:
“Nuk jam duke sugjeruar se kjo nuk është e mundur. Por, vetëm them se administratës së Bushit i duhen prova bindëse për anëtarët tjerë të koalicionit ndërkombëtar kundë terrorizmit për ndërlikimin e Irakut dhe për aksion kolektiv ose individual. Një dëshmi e tillë do të ishte përfundimtare”.
Deri më tash asnjë zyrtarë i Shteteve të Bashkuara nuk ka akuzuar Irakun për rastet e antraksit.
Por, R. Batler thote se Iraku është cak legjitim i hetimeve, për faktin që ka potenciale për të prodhuar armatime biologjike duke përfshirë edhe antraksin:
“Zëvendës-kryeministri i Iarkut, Tarik Aziz, për shembull disa javë më parë ka thënë se Iraku absolutisht nuk disponon asnjë armatim biologjike dhe kimike. Kjo thjesht nuk është e vërtetë”.
XS
SM
MD
LG