Ndërlidhjet

KABUL


Agjensitë e lajmeve bëjnë të ditur se fushata e bombardimeve amerikane është përqëndruar gjatë mbrëmjes në qytetin jugor të Afganistanit, Kandahar, ndërsa shpërthimet vazhdojnë intensive edhe në këto çaste.
Në sulmet mbi Kabulin, Kandaharin dhe Xhalalabadin, Shtetet e Bashkuara kanë futur në përdorim avionët me fluturim të ulët e të ngadalshëm AC-130.
Mësohet se për herë të parë janë qëlluar pozicionet në vijën e parë të frontit që ndan policinë rezerviste talibane nga opozita, Aleanca Veriore.
Departamenti amerikan i Mbrojtjes njofton se 1700 forca rezerviste janë thirrur në detyrë sot, ndërsa Australia ka sinjalizuar dërgimin e 1 mijë e 500 ushtarëve, mes të cilëve edhe trupa elitë, për t’iu bashkuar aksioneve ushtarake amerikane.
XS
SM
MD
LG