Ndërlidhjet

KABULL


Aviacioni i Shteteve të Bashkuara ka vazhduar me bombardimin e caqeve ushtarake talibane rreth Kabullit,Kandaharit dhe Jalalabadit në Afganistan.
Raportohet se forcat e opozitës anti-talibane,Aleanca Veriore, kanë vazhduar luftimet për qytetin Mazari Sharif, të kontrolluar nga talibanët.
Presidenti George Bush tha dje në Sakramento të Kalifornisë se sulmet e Shteteve të Bashkuar ndaj Afganistanit janë duke hapur rrugën për forcat antitalibane që ti mposhtin talibanët dhe terroristët që cilët i strehojnë ata.
Ndërkohë, lideri kryesor ushtarak i opozitës afgane, Mohammed Fahin, ka takuar në Taxhikistan gjeneralin rus Anatoli Kvashin, kurse bisedimet janë përqëndruar në premtimet ruse për dërgimin e armatimit opozitës afgane.
XS
SM
MD
LG