Ndërlidhjet

RAMALLAH/JERUSALEM


Autoriteti palestinez ka rrfefuzuar një ultimatum të Izraelit për dorëzimin e vrasësve të ministsrit izraelit të turizmit, Rehavam Zeevi, që thoshte se në të kundërtën do të klasifikohej si strehues i grupeve terroriste.
Përgjegjësinë për ate vrasje e mori Fronti Popullor për Çlirimin e Palestinës, kurse Yasser Arafat ka urdhëruar arrestimin e vrasësve të ministrit izraelit.
Policia Izraelite thotë se ka identifikuar vrasësit dhe do të bëjë gjithçka për gjetjen dhe kapjen e tyre.
Ndërkohë, zyrtarët palestinezë thanë se trupat izraelite, të cilat hyrën sotë në rajonet nën administrimin palestinez të Jeninit dhe Ramallahut vranë një polic dhe një nxënëse palestineze.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG