Ndërlidhjet

PARIS


Ish-oficeri francez i zbulimit, Pierr Bunel, është urdhëruar të dalë para gjykatës për kalimin e hollësive të planeve mbi bombardimin e Jugosllavisë në vitin1998, derisa ishte me shërbim në shtabin e NATO-s në Bruksel.
Ish majori Bunel u arrestua në Paris gjatë tetorit të 98-tës nën dyshimin se i kishte kaluar një diplomati serb në Bruksel hollësitë e planeve për bombardimin e caqeve në Jugosllavi, kur NATO kërcënohej me aksion lidhur me Kosovën. Avokati i Bunelit ka thënë se ajo që ka bërë klienti i tij nuk është akt tradhëtie dhe se aksionet e tij kanë qenë sponzoruar nga një shërbim francez, duke mos elaboruar më tej.
XS
SM
MD
LG