Ndërlidhjet

UASHINGTON


Kryeshefi i Shtabit të Përbashkët të Forcave Amerikane, gjenerali Richard Myers ka thënë se trupat e Shteteve të Bashkuara janë urdhëruar që ta zënë Osama Bin Ladenin, po të jetë e mundur.
Në një intervistë televizive gjenerali Myers ka thënë më tej se forcat amerikane tani duhet ta përcaktojnë se ku ndodhet bin Ladeni dhe lidershipi i regjimit taliban në Afganistan, duke shtuar se fushata në Afganistan mund të jetë e gjatë.
Sekretari amerikan i shtetit Colin Powell,i cili dikur ka qenë edhe vetë kryeshef i shtabit të përbashkët, ka thënë në një intervistë të veçantë se interesave të Shteteve të Bashkuara do tu shërbehej më së miri nëse fushata në Afgansitan, siç është shprehur, zgjidhet para dimrit.
XS
SM
MD
LG