Aaeroplanët luftarakë amerikanë kanë vazhduar edhe sot bombardimet mbi objektiva të forcave rezerviste talibane dhe rrjetit Al-Kaida, me goditjen e pozicioneve të tyre pranë vijave të frontit, në rrethinat e kryeqytetit Kabul dhe qytetit verior Mazar-i-Sharif. Dy nga avionët luftarakë të Shteteve të Bashkuara kanë fluturuar disa herë mbi vijat e para të frontit dhe mësohet të kenë qëlluar mbi të paktën dy objektiva.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.
Më të lexuarat
1