Ndërlidhjet

ISLAMABAD


Agjensitë humanitare vlerësojnë se nevojiten miliona dollarë ndihma për popullatën civile të Afganistanit. Zëdhënësi i Oxfamit, Sem Berret, tha se për të realizuar dërgimin efikas të ndihmave para fillimit të dimrit, duhet marrë garancia nga autoritetet talibane se do të mundësojnë sigurinë e transportit. Po sot, Agjensia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatë, UNHCR, ka apeluar tek autoritetet e Pakistanit që të hapin kufijtë dhe të lejojnë kalimin e mijëra të zhvendosurve afganas, por zyrtarët e Islamabadit i janë përgjigjur negativisht kësaj ftese.
XS
SM
MD
LG