Ndërlidhjet

LONDËR


Ministri i jashtëm britanik, Xhek Stro, ka vlerësuar se trupat paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara mund të jenë të nevojshme në Afganistan, pas përfundimit të fushatës ushtarake të Shteteve të Bashkuara. Duke e cilësuar Afganistanin, shembull të një shteti të dështuar, Xhek Stro, tha në një fjalim në Institutin Ndërkombëtar për Studime Strategjike në Londër, se trupat paqeruajtëse mund të shërbejnë për të ruajtur paqen dhe mbrojtur civilët. Qeveria britanike ka dërguar sinjale të forta se është në favor të dërgimit të forcave tokësore në Afganistan.
XS
SM
MD
LG