Ndërlidhjet

RIAD/MOSKË/ANKARA


Arabia Saudite ka thënë se dëshiron që të marrë pjesë në luftën kundër terrorizmit dhe se mbështet fundin e regjimit taliban në Afganistan dhe zëvendësimin e tijë me një qeveri paqësore.
Në Riad ishte për vizitë ministri i jashtëm gjerman ,Joschka Fischer.
Franca dhe Rusia janë dakorduar se Afgansitanit i nevojitet qeveri e re, me bazë të gjërë e mbështetur nga bashkësia ndërkombëtare dhe Kombet e Bashkuara. Ministrat e jashtëm të Rusisë dhe Francës diskutuan në Moskë lidhur me qeverinë pas-talibane në Afgansitan.
Kryeministri Bulent Ecevit ka thënë në Ankara se Turqia është e gatëshme që të jetë mikpritëse e një takimi të grupeve opozitare të Afgansistanit ku do të diskutohej lidhur me qeverinë e re,pasi të pësonin disfatë talibanët.
XS
SM
MD
LG