Ndërlidhjet

UASHINGTON


Një instalim i pestë në selinë e Kogresit amerikan, Kapitol, ka rezultuar pozitiv me bakterien antraks, ndërsa një grua që punonte në ndërtesë është shtruar në spital për atë që dyshohet si “helmim i mundshëm me sporet vdekjeprurëse”. Zëdhënësi i policisë Dan Nikols, tha se antraksi është gjetur në një ashensor mallrash në ndërtesën e Senatit. Gazeta Uashington Post citon burime qeveritare amerikane të kenë thënë se antraksi që u gjet në letrën dërguar drejtuesit të shumicës së Senatit, zotit Tom Dashëll, duket të jetë prodhuar në Shtetet e Bashkuara.
XS
SM
MD
LG