Ndërlidhjet

PARIS


Ish i dërguari special i Bashkimit Europian për Maqedoninë, Fransua Leotar, tha para komitetit për marrëdhëniet me jashtë të parlamentit francez, se është detyrë e europianëve të ngrenë cështjen e kufijve në Ballkan. Zoti Leotar citohet të ketë thënë më tej, se amerikanët presin që Bashkimi Europian të marrë rol udhëheqës në Ballkan dhe se Uashingtoni nuk do të kontestonte rolin drejtues të Europës në zgjidhjen e krizës maqedonase. Ai vuri në pah se është koha që Bashkimi Europian të mbajë qëndrim të qartë rreth statusit të ardhshëm politik të Kosovës dhe Malit të Zi. Por ai nuk tha se në c’masë Brukseli do të marrë parasysh dëshirën e malazezëve dhe kosovarëve për tu ndihur që të përcaktojnë të ardhmen e tyre.
XS
SM
MD
LG