Ndërlidhjet

KABUL


Aeroplanët e Shteteve të Bashkuara kanë intensifikuar ofensivën mbi objektivat e dyshuar në kryeqytetin Kabul dhe në vijën e parë të frontit mes forcave talibane dhe opozitës Aleanca Veriore pranë qytetit strategjik Mazar-i-Sharif. Gjenerali opozitar afganas, Ustad Atah, tha se shpresojnë që ta marrin shumë shpejt qytetin. Më herët ministri i arsimit i talibanëve, Amir Khan, apeloi tek Konferenca Islamike, që të dërgojë delegatë për të inspektuar ato cka ai i cilësoi, “dëme dhe humbje njerëzore të shkaktuara nga bombardimet”.
XS
SM
MD
LG