Ndërlidhjet

KABUL


Fushata ajrore mbi objektivat Talibanë në Afganistan, është përqëndruar sot në kryeqytetin Kabul dhe në veri të vendit, por forcat opozitare të Aleancës Veriore thonë se ato nuk janë të mjaftueshme për të shkatërruar vijat e para të frontit Taliban. Zyrtarë ushtarakë amerikanë kanë konfirmuar po ashtu përdorimin e të ashtuquajturave “kllaustër bombs” apo bomba thërrmuese, gjatë fushatës ajrore. Gjenerali Ricard Mejers, shef i Shtatmadhorisë së forcave amerikane, tha se bombat e djeshme janë përdorur vetëm për goditjen e objektivave të duhur ushtarakë, ndërsa sekretari i mbrojtjes, Ramsfelld deklaroi se Shtetet e Bashkuara nuk vënë në shënjestër objektiva civilë.
XS
SM
MD
LG