Ndërlidhjet

SHKUP


Shefi për politikë të jashtme dhe siguri i Bashkimit Europian, Havier Solana, tha sot se udhëheqësit politikë të Maqedonisë janë pajtuar mbi ndryshimet më të rëndësishme kushtetuese, duke shtruar kësisoj udhën për zbatimin e plotë të marrëveshjes së Ohrit. Në një konferencë për media në kryeqytetin Shkup, pas dy raundesh bisedime me presidentin Boris Trajkovski, zoti Solana tha se të gjitha palët kanë rënë dakort mbi amendamentet, të cilat sic u shpreh ai, duhet të aprovohen nesër nga deputetët – raporton agjensia Rojters.
XS
SM
MD
LG