Ndërlidhjet

SHKUP


Janë regjistruar përplasje mes policisë dhe disa punëtorëve maqedonas të dalë në protestën e organizuar nga Unioni i Sindikatave të Pavarura, ndërsa demonstruesit po përpiqeshin të hynin në ndërtesën e parlamentit. Kryesuesi i Unionit, Zhivko Talevski, kritikoi politikat e qeverisë që sic tha ai kanë prodhuar më shumë papunësi dhe kërcënoi se do të organizonin protesta cdo të martë. Unioni kërkon që qeveria të riaktivizojë ligjin për pension, të injektojë para kesh për sipërmarrjet në nevojë si dhe të rimbursojë për shërbimet sociale të pakthyera në vite-raportojnë agjensitë botërore të lajmeve.
XS
SM
MD
LG