Ndërlidhjet

JERUZALEM


Izraeli vazhdon të refuzojë tërheqjen e tankseve dhe trupave nga territoret e kontrolluara prej palestinezëve, pavarësisht nga presioni i Shteteve të Bashkuara për një tërheqje të plotë. Zëdhënësi i ministrisë së mbrojtjes tha sot se vendimi për të qëndruar në pesë qytete palestineze, u morr pasi takimi dypalësh i shefave të sigurisë përfundoi dje me akuza reciproke. Izraeli i tërhoqi trupat e tij dy ditë më parë nga Betlehemi, qytet në Bregun perëndimor, por ngulmoi në tërheqjen e pjesës tjetër të trupave, vetëm pasi autoritetet palestineze të fillonin të arrestonin terroristët dhe të ndalonin sulmet e tyre.
XS
SM
MD
LG