Ndërlidhjet

KABUL


Aviacioni i Shteteve të Bashkuara ka vazhduar me bombardimin e pozicioneve talibane rreth Kabullit,e Mazar-i Sharifit në veri të Afganistanit dhe rreth Kandaharit në jug, duke goditur aty aeroportin dhe instalime ushtarake.
Aviacioni amerikan ka rrëmbyer frekuencat e radios talibane në Kandahar dhe për herë të parë ka jehuar muzika në Afgansitan,e ndaluar nga talibanët prej vitit 1994.
Agjencia afgane, Islamic Press, me bazë në Pakistan thotë se në transmetime u bëhet edhe apel ushtarëve talibanë që të dorëzohen-ndryshe rrezikojnë të ballafaqohen me vdekjen.
Sekretari amerikan i mbrojtjes,Donald Rumsfeld njoftoi mbrëmë se një grup i vogël trupash amerikane kanë filluar të operojnë brenda Afganistanit dhe ndihmojnë në orientimin e goditjeve nga ajri dhe u asistojnë forcave opozitare të Aleancës Veriore.
XS
SM
MD
LG