Ndërlidhjet

ZAGREB


Ministria e brendshme e Kroacisë, bën të ditur se policia zvicerane ka arrestuar Zorana Banic, një ish-pjesëtare e forcave paramilitare serbe, lidhur me vrasjen e 43 kroatëve në fshatin bregdetar Shkabërnja, gjatë vitit 1991. Zorana Banic, - e cila mban nënshtetësinë kroate, - u ndalua në aeroportin e Zyrihut teksa udhëtonte tranzit, nga Dubai për në një destinacion të panjohur. Autoritetet kroate kanë kërkuar ekstradimin e saj, pasi Banic është e dënuar me 20 vjet burgim, në mungesë.
XS
SM
MD
LG