Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti George Bush, e ka quajtur vërshimin e incidenteve të antraksit, “një valë të dytë sulmesh terroriste mbi Shtetet e Bashkuara”. Në fjalimin e përjavshëm në radio, presidenti Bush premtoi sot se do të ndajnë të gjitha informacionet e besueshme me qytetarët amerikanë. George Bush tha se ndjehet krenar për reagimin e qetë që publiku amerikan tregoi ndaj sulmeve me antraks, të cilat, deri më tani u kanë kushtuar jetën katër individëve.
XS
SM
MD
LG