Ndërlidhjet

PRISHTINË


Liderët politikë të serbëve të Kosovës takohen nesër në Graçanicë që të diskutojnë pjesëmarrjen e tyre të mundëshme në zgjedhjet e përgjithshme të 17 nëntorit, por Momçillo Trajkoviq, mikpritës i tubimit, citohet të ketë thënë se mbledhjen e sheh si fillim të një “fushate anti-elektorale”.
Takimi mbahet pas thirrjes së presidentit jugosllav, Vojisllav Koshtunica për pjesëmarrjen e tyre në zgjedhje, që disa liderë të serbëve të Kosovës e kritikuan.
Sidoqoftë, Koshtunica ka tërhequr njëherit vëmendjen se akoma ka çështje shumë të rëndësishme që të dakordohen me UNMIK-un dhe ka paralajmëruar nënshkrimin e afërt të një Marrëveshje që e ka quajtur me rëndësi “tepër të madhe”.
XS
SM
MD
LG